Hasani pret në takim homologen sllovene, flasin për thellimin e bashkëpunimit

17:45 | 26 Gusht 2024
E.G

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur në takim homologen sllovene, Tanja Fajon.

Hasani shkroi se në takim kanë diskutuar lidhjet e forta dypalëshe dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, kultura, mbrojtja dhe veçanërisht integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.

“E falenderova Ministren Fajon për përkushtimin e saj të palodhur, në forcimin e partneritetit tonë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë, në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme