Futbollisti norvegjez, Matt O’Riley i cili ka shkëlqyer me Celticun në Skoci sezonin e fundit është bërë me skuadër të re.
O’Riley është zyrtarizuar tek skuadra e Brightonit në Premier League, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadre angleze përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Edicionin që lamë pas 23-vjeçari ka pasur paraqitje fenomenale me Celticun ku realizoi 19 gola e 18 asistime në të gjitha garat.
Brightoni ka nisur sezonin e ri në Premier League në mënyrë fantastike ku ka dy fitore në po aq ndeshje, teksa që pritshmëritë për këtë sezon janë të mëdha për skuadrën e udhëhequr nga trajneri i ri gjerman, Fabian Hurzeler. /Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...