Google ADS

Policia Rajonale e Ferizajt realizon 42 urdhëresa të gjykatave

16:52 | 26 Gusht 2024
E.G

Policia Rajonale në Ferizaj njofton se për një javë, ka realizuar 42 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton policia.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme