Analisti Spahiu për urën e Ibrit: Është dashtë të hapet pa bërë zhurmë

16:42 | 26 Gusht 2024
E.G

Analisti Nexhmedin Spahiu vlerëson se ura është dashur të hapet më herët pa bërë shumë zhurmë.

“Mendoj se ka qenë gabim i qeverisë e ka propagu shumë këtë hapjen e urës dhe e ka bërë një çështje në vend që ajo thjesht të hapet dhe tash ish pa që s’kish pas kurrfarë problem dhe kish me qenë fakt i kryer.”, u shpreh ai.

Spahiu thekson se ura përdoret për të parandaluar ndërtimin e xhamisë shekullore.

Ai shprehet se raportet nuk mund të përkeqësohen raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse siç thotë ai, Kosova është krijesë e SHBA-ve.

Analisti Spahiu thotë se vizita e shefit të CIA-s në Kosovë nuk është për urën e Ibrit.

Sipas tij, ai ka ardhur për një çështje tjetër që lidhet me sigurinë në Ballkan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme