Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi sot i është drejtuar disa ambasadave në Beograd për ndërhyrje të menjëhershme për të daluar këtë valë të re të gjuhës së urrejtjes antishqiptare.
Në letrën dërguar ambasadës amerikane, misionit të OSBE-së dhe ambasadës britanike, Kamberi shpreh shqetësimin për rritjen e ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës veçanërisht në Bujanoc, shkruan Arbresh.info.
“Ju drejtohem në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Serbisë, i shqetësuar për rritjen alarmante të ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Bujanoc. Kjo armiqësi në rritje, e dëshmuar nga grafitet që nxisin hapur dhunën me mesazhe si “Vritni Shqiptarët,” po kontribuon në një atmosferë gjithnjë e më toksike në rajon.”, ka thënë ai.
“Këto zhvillime alarmante nuk janë të kufizuara në incidente të izoluara, por po përsëriten nga zyrtarë dhe institucione qeveritare të cilët duhet t’i mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve. Veçanërisht shqetësues është roli i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.”, shtoi ai.
Ai theksoi se deklaratat e nga Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, i kanë thelluar më tej këto shqetësime.
“I themeluar për të promovuar dialogun, integrimin dhe barazinë, ky institucion tanimëpo lëviz në një drejtim që bie ndesh me misionin e vet themelues. Deklaratat e fundit nga Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, i kanë thelluar më tej këto shqetësime. Retorika e tij fyese e përçarëse, e cila jo vetëm që diskriminon Bujanocin në krahasim me Preshevën, por gjithashtu reflekton një qëndrim përjashtues më të gjerë, është jashtëzakonisht shqetësuese.”, shtoi ai.
Kamberi shtoi se shqetësuese mbetet edhe intensifikimi i pasivizimit të adresave.
“Gjithashtu shqetësuese është intensifikimi i pasivizimit të adresave, një proces që po përdoret gjithnjë e më shumë si një mjet diskriminimi kundër komunitetit shqiptar. Kjo praktikë ka për qëllim të çregjistrojë sistematikisht anëtarët e popullsisë shqiptare duke anuluar statusin e tyre zyrtar të rezidencës e që po ndikon në shpoppullimin e saj nga shqiptarët. Veprime të tilla jo vetëm që shkelin të drejtat themelore të njeriut, por gjithashtu minojnë parimet e barazisë dhe drejtësisë që duhet të jenë themeli i një shoqërie multietnike.”, u shpreh deputeti Kamberi.
“Rritja e ndjenjës anti-shqiptare dhe diskursi përjashtues i promovuar nga disa zyrtarë qeveritarë kërcënojnë ekuilibrin delikat të multietnicitetit në Luginën e Preshevës. Multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha komunitetet, dhe jo margjinalizimin dhe shtypjen e popullsisë shqiptare e privilegje për tjetrën.”, theksoi ai.
Kamberi tha se në dritën e këtyre zhvillimeve, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme:
“Situata aktuale në Luginën e Preshevës paraqet një test të rëndësishëm për angazhimin e Serbisë në ruajtjen e parimeve të multietnicitetit, demokracisë, brazisë dhe të drejtave të njeriut e të drejtave të pakicave. Ftoj komunitetin ndërkombëtar që të reagojë me urgjencë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin, barazinë e demokracinë për komunitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...