Google ADS

Tentohet të futet një telefon brenda burgut të grave, parandalohet nga zyrtarët

15:22 | 26 Gusht 2024
A Z

Zyrtarët e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, kanë parandaluar një kontrabandë.

Në këtë institucion, u tentua të futej një telefon, në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori.

“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme