Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se dëshiron të rrisë deportimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit.
“Deportimet duhet të përshpejtohen, ‘me rregullore ligjore nëse është e nevojshme’,” tha Scholz gjatë një vizite në Solingen.
Kancelari gjithashtu kërkoi “zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik” të ligjeve ekzistuese, përfshirë për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Evropian ku ata mbërrin në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit.
“Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për të studiuar këtë”, shtoi kancelari Scholz.
Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes së kaluar në një shesh në qendrën e qytetit të Solingenit.
I dyshuari 26-vjeç, i cili është me origjinë nga Siria, u dërgua në paraburgim me urdhër të gjykatës raporton agjencia gjermane dpa.
Sulmuesi i cili dyshohet se është anëtar i grupit terrorist të Shtetit Islamik, raportohet se ishte parashikuar të deportohej në Bullgari pas mbërritjes në Gjermani në vitin 2022, por policia nuk arriti ta lokalizonte atë. /REL/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...