Problemet për skuadrën spanjolle, Barcelona, sa vijnë duke u shtuar.
Ditëve të fundit, katalunasit arritën marrëveshje për transferimin e Dani Olmo, mirëpo problemet për regjistrimin e lojtarëve nuk ka të ndalur, shkruan Arbresh.info.
Në konferencë për media, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka thënë se shpreson që do të arrijnë ta regjistrojnë atë dhe ta ketë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme të kataluansve.
“Unë besoj në klub dhe shpresoj se mund ta regjistrojmë atë për ndeshjen e nesërme. Çdo lojtar që nuk mund të luajë është padyshim që nuk është i lumtur. Por ai e di pse. Unë jam i sigurt se nëse ai është në listë, ai do të jetë 100% gati.” Ka thënë Flick
Barcelona nesër do të jetë mysafire e Rayo Vallecano në kuadër të xhiros së tretë në La Liga, ndërsa skuadra katalunase ka filluar mirë sezonin duke shënuar fitore në dy ndeshjet e para. /Arbrehs.info
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe