Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka lavdëruar Qeverinë Kurti për ndikimin që ka pas në Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Bajqinovci ka shkruar se këto tre vite, Kosova ka arritur përparime të mëdha në forcimin e mbrojtjes kombëtare.
Postimi i plotë:
Në këto tre vite të qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka arritur përparime të mëdha në forcimin e mbrojtjes kombëtare:
– Dyfishim i buxhetit të ushtrisë.
– 1852 ushtarë të rinj dhe 600 rekrutë të rinj vetëm këtë vit.
– Trefishim i investimeve në armatim.
– Blerja e dronëve luftarakë Bayraktar nga Turqia.
– Në proces blerja e sistemit raketor anti-tank “Javelin” nga ShBA-ja.
– Pjesëmarrja në Defender Europe 21 dhe 23, dhe do të jemi nikoqir të Defender Europe 2025.
Këto investime tregojnë përkushtimin tonë për të ndërtuar një ushtri të fortë dhe të përgatitur për çdo sfidë. Për një Kosovë të sigurt dhe të mbrojtur!/Arbresh.info/
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme