E hëna e 26 gushtit është shpallur ditë zie në entitetin Federata e Bosnjë e Hercegovinës, pas vrasjes së trefishtë që ndodhi javën e kaluar në Sanski Most.
“Dita e varrimit të viktimës së fundit të krimit tragjik në shkollën e mesme në Sanski Most, 26 gusht 2024, shpallet si ditë zie në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës”, thuhet në vendimin e Qeverisë së entitetit, i cili u miratua në seancën e datës 23 gusht, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Tre persona u vranë të mërkurën, më 21 gusht, në një sulm me armë zjarri në qendrën e shkollës së mesme në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa sulmuesi mbeti i plagosur rëndë gjatë tentativës për vetëvrasje.
Sulmuesi hapi zjarr me një pushkë automatike ndaj tre punonjësve të Gjimnazit, ku mbetën të vrarë drejtori, sekretari dhe një mësues i anglishtes.
I dyshuari për vrasjen e trefishtë është një punonjës i qendrës së shkollës së mesme në Sanski Most.
Motivi i vrasjes së trefishtë ende nuk është krejtësisht i qartë.
Dita e zisë shënohet me uljen e flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucionet publike, institucionet dhe entitetet e tjera juridike në territorin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...