U llogarit si e ardhmja e Barcelonës, Vitor Roque huazohet tek Real Betisi

10:55 | 26 Gusht 2024
KRG

Barcelona më në fund po e heq qafe sulmuesin brazilian Vitor Roque.

Talenti i madh brazilian iu bashkua katalunasve në janar të këtij viti, mirëpo ai nuk ka bindur në asnjë moment, shkruan Arbresh.info.

Skuadra e Real Betisi ka njoftuar se tanimë kanë arritur marrëveshje me skuadrën kataluanase për huazimin e 19-vjeçarit.

Huazimi do të zgjasë deri në fund të vitit 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga skuadra e Real Betisit.

Kurse në fund të marrëveshje, mund të kenë mundësi ta blejnë kartonin e brazilianit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme