Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë të afatit kalimtar të transferimeve.
Ndërsa klubet e shumta, tanimë janë duke i finalizuar prurjet e tyre të reja, shkruan Arbresh.info.
Skuadra spanjolle, Barcelona deri më tani ka nënshkruar dy lojtar të rijnë (Paul Victor dhe Dani Olmo), ndërsa sipas mediave spanjolle, interesim kanë shprehur edhe për lojtarin e Juventusit, Federico Chiesa.
Së pari, katalunasit ishin të zjarrtë për Nico williams, i cili në momentin e fundit refuzojë interesimin e tyre duke e rinovuar kontratën me skuadrën e Athletic Bilbaos, duke e lënë Barcelonën të kthejë sytë tek lojtari i “Zonjës së Vjetër”.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, katalunasit nuk ka paraqitur ende një ofertë zyrtare për lojtarin italian.
🔵🔴🇮🇹 Federico Chiesa’s agent has informed Barça of player’s willingness to join the club. Chiesa, open to the move and keen on Barcelona project.
Deal depends on Barça decision as they’re considering several options while Juventus are still waiting for an official bid. pic.twitter.com/jXJmVflVlG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2024
Barcelona do të tentojë në këtë javë që të finalizojë transferimin e Chiesas edhe pse do të jetë shumë e vështirë të realizohet, duke ditur krizën financiare që i ka kapluar.
Mediat italiane kanë raportuar se Juventus po kërkon së paku 15 milionë euro për Chiesas, ndërsa Barcelona nuk ofron më shumë se 10 milionë euro. /Arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...