Kur ka mbetur më pak se dy javë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, trajneri Sylvinho ka zhvilluar një intervistë për “Top Channel”.
Rinovimi i kontratës, ndeshjet në UEFA Nations League, Evropiani “Gjermani 2024”, objektivat e radhës, lojtarët kuqezi dhe se si do të luajë Kombëtarja në të ardhmen, ishin disa nga temat që tekniku kuqezi komentoi gjatë intervistët së tij, përcjell Arbresh.info.
Më poshtë intervista e plotë e realizuar me gazetarin Endi Tufa:
Rinovimi i kontratës, keni pasur të tjera oferta? – Jo, jo jo, nuk kam pasur dhe as unë nuk shkova të kërkoj. Gjithmonë e them kjo e trajnerit është një jetë e vështirë por shumë e bukur. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të vija një ditë dhe të drejtoja kombëtaren e Shqipërisë, jemi në kahe të ndryshme të globit, por ja që jeta na vendosi në këtë vend shumë të bukur. Unë dhe Doriva jetojmë në Tiranë dhe po e jetojmë këtë sfidë, është shumë e bukur. Secili duhet të jap kontributin e tij dhe në këtë formë arritëm të shkonim në Evropian për herë të dytë dhe nuk është aspak e thjeshtë ju e dini.
Kontrata e re, aspekti ekonomik dhe objektivat? – Marrdhënia me Federatën dhe veçanërisht me Presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në Evropian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Nations League që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kemi edhe Çekinë që është kundërshtarë shumë i vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke patur një synim, kualifikimin për në Botëror.
Evropiani “Gjermani 2024”? – Unë mund të them se ne tani jemi me fat, në kuptimin që kemi rreth 35 lojtarë me të cilët mund të luajmë, por unë duhet të merrja 23, 25 apo 26. Më pas jam unë ai që duhet të vendos, për fat të mirë apo të keq. Sa i përket Uzunit, ai me ne ka luajtur si lojtar krahu në sulm, ndërkohë që tek klubi i tij luan si qendërsulmues apo si sulmues i dytë. Ai ka bërë një sakrificë me ne, ka luajtur ka dhënë maksimumin, por ai është një sulmues dhe atje, në klubin e tij luan si sulmues. Pasi e diskutuam menduam që thjeshtë ai është një sulmues dhe në pozicionin ku ne e përdornim duhet të provonim një lojtar tjetër. Ky është vetëm një emër një pozicion, por mund të flasim për të 35 apo 40 lojtarët që kemi. Unë e kuptoj pozitën e atij dhe mërzitjen se kam qenë vetë. Unë kam provuar të qëndroj në stol, të më dërgojnë në tribunë apo dikur më ka mbaruar një kontratë dhe më kanë thënë, nuk na duhesh më. I kam bërë të gjitha. Por unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që nuk më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë Federatës, njerëzve dhe të gjithë vendit.
A e ka dhënë Sylvinho maksimumin e tij me Kombëtaren? – Jeta e një trajneri është shumë më e keqe se e një futbollisti. Lojtarët e kanë një kontratë dhe mbahen aty, ndërkohë që edhe trajneri e ka kontratën, por gjërat ndryshojnë dhe mund të ndodh gjithçka. Unë jam shumë i kënaqur me punën e bërë deri këtu dhe Federata gjithashtu është, kështu që duhet të provojmë, më pas nëse ndodh diçka dhe të them se është në dhjetor në janar apo qershor, nuk mund të bëj parashikime.
Cila është më e mira që Sylvinho i dha Shqipërisë dhe gabimi që ai bëri me Shqipërinë? – Kualifikimi në Evropian. Kjo është pjesa më e mirë, për mua ishte ëndërr. Ndërkohë gjëja e keqe që më ndodhi? Unë jam një njeri kërkues dhe pse kishim një grup shumë të vështirë, ishte mundësia që patëm dhe nuk arritëm të shkonim në 8-tshe dhe nuk shkuam.
Si do të luaj Kombëtarja në këtë epokë të dytë të Sylvinhos, për të shkuar në Botëror por edhe në Nations League? – Gjëja më e mirë që patëm dhe duhet ta theksoj është moduli i lojës që ne ndryshuam nga kualifikueset në finalet e Evropianit. Ishte e ndryshme. Ne e filluam me dy lojtarë përpara mbrojtjes më pas ndryshuam në këtë formë me një mesfushor organizator. Kjo skuadër mund të luajë edhe ndryshe, nuk është problem i skemës, por rëndësi ka të respektohen karakteristikat e lojtarëve. Mund të luajmë edhe kështu jo vetëm me 4-2-3-1, por edhe me 4-1-2-3. /Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...