Këtë javë territori i Shqipërisë pritet të jetë kryesisht në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditë.
Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkutra.
Ditën e enjte dhe të premte reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Përsa i përket fushës termike pritet të kemi një rënie graduale të temperaturave deri ditën e enjte, ndërsa ditën e premte pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës.
Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë./tch
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...