Roma mposhtet nga Empoli në ‘Olimpico’

22:46 | 25 Gusht 2024
D.H

Roma është mposhtur me rezultat 2-1 në shtëpi nga skuadra e Empolit në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Goli i parë u shënua në fund të pjesës së parë nga mysafirët me anë të Emmanuel Gyasi, shkruan Arbresh.info.

Rezultati nga mysafirët u dyfishua në minutën e 61-të, kur nga pika e bardhë e penalltisë ishte i saktë, Lorenzo Colombo.

Roma e ngushtoi epërsinë në 2-1, dhjetë minuta para fundit me anë të Shomurodov.

Pas kësaj humbje Roma ende nuk e ka shijuar fitoren pas dy xhirove ku ka edhe një barazim, ndërsa Empoli tani ka katër pikë.

Ndeshjen e radhës kryeqytetasit e luajnë ndaj Juventusit kurse Empoli ballafaqohet me Bolgonan./Arbresh.info

Të ngjashme