Dukagjini ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët kur Edison Kqiku realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo të drejtuarit e Ismet Munishit u rikthyen fuqishëm dhe barazuan rezultatin në minutën e 30-të, me anë të Met Millakut.
Kurse me të filluar pjesa e dytë në minutën e 48-të, Dukagjini fitoi penallti.
Altin Mërlaku e konkretizoi në gol 11-metërshin e fituar dhe i dhuroi epërsinë Dukagjinit.
Deri në fund gola nuk pati dhe Dukagjini shënoi fitoren e parë këtë sezon kurse Gjilani është ende pa fitore në tri ndeshjet e para./Arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...