Kompany debuton me fitore në Bundesligë, Bayerni triumfon ndaj Wolfsburgut

17:30 | 25 Gusht 2024
D.H

Bayern Munich ka arritur të shënoj fitore me mjaft mund ndaj Wolfsburgut në udhëtim në ndeshjen e parë të Bundesligës këtë sezon, me rezultat 3-2.

Ndeshja u nis mirë nga ‘bavarezët’ të cilët shënuan në minutën e 19-të me golin e Jamal Musialas, shkruan Arbresh.info.

Megjithatë, Wolfsburgu u rikthye në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë të Lovro Majerit.

Kroati shënoi fillimisht nga penalltia për barazim në minutën e 47-të.

Kurse tetë minuta më pas shënoi për 2-1.

Por kjo epërsi zgjati vetëm 10 minuta pasi Bayerni gjeti barazimin përmes një autogoli të Jakub Kaminskit.

Golin e fitores të drejtuarit e Kompanys e gjetën tetë minuta para fundit të ndeshës me realizator Serge Gnabryn.

Kështu trajneri belg, Vincent Kompany nisin aventurën e tij me fitore në Budesligë, sfidën e radhës Bayerni e luan ndaj Freiburgut në shtëpi.

Kurse Wolfsburgu luan ndaj Kielit në udhëtim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme