Policia e Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, është mbajtur testi me shkrim për zyrtarë policorë nga minoritetet.
Sipas njoftimit, konkursi ka qenë i shpallur më 11.07.202 dhe ka qenë i hapur deri me 05.08.2024, shkruan Arbresh.info.
“Pritet që 275 kandidatë nga minoritete të marrin pjesë në fazën fillestare-testi me shkrim për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes për zyrtarë policorë. Këtë proces e kanë përcjellë zyrtarë nga OSBE-ja dhe EULEX-i.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se testi me shkrim përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme, gjuhë dhe letërsi si dhe matematikë.
“Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin me shkrim është 70% të përgjigjeve të sakta nga testi.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës