Google ADS

Haradinaj: Ismet Jashari ishte shembull i luftëtarit shqiptar

11:21 | 25 Gusht 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Ismet Jashari nga Kumanova në 25 vjetorin e rënies.

Ai e kujtoi atë si një ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së, shkruan Arbresh.info.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se ai ishte bërë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë në mbarë Kosovën.

“Fakti se për çlirimin e Kosovës luftonin edhe djemtë nga Kumanova e nga Tetova, përforconte moralin e trimave të UÇK-sëIsmet Jashari ishte shembull i luftëtarit shqiptar.”, tha ai.

Haradinaj theksoi se Ismet Jashari arriti sukses në vënien nën kontroll të UÇK-së të shumë zonave strategjike, sikurse Malisheva si një ndër zonat më të mobilizuara të luftës, e që shërbente si lidhje mes Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës.

“Ishte në ballë të shumë betejave që turpëruan armikun, duke arritur me sukses vënjen nën kontroll të UÇK-së të shumë zonave strategjike, sikurse Malisheva si një ndër zonat më të mobilizuara të luftës, e që shërbente si lidhje mes Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës.Pas rënies së tij, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së mori emrin “Ismet Jashari – Kumanova”, duke lartësuar heroizmin e tij nëpër shumë beteja kundër armikut.”, theksoi ai.

“Në 25-vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e bashkëluftëtarëve; Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Zenun Mataj.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme