Google ADS

Aksidenti me fatalitet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ndalohet për 48 orë shoferja

08:35 | 25 Gusht 2024
E.G

Një këmbësore ka vdekur si goditjes nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas policisë, lëndime ka pësuar edhe vozitësja e veturës e cila është dërguar në QKUK për trajtim, shkruan Arbresh.info.

Në raportin 24 orësh të policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërkaq ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë,24.08.2024-20:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit  e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Aksident i rëndë tek Terminali Doganor, vdes një person dhe një i lënduar

Të ngjashme