Aksident në Gramsh, lëndohen katër persona

23:03 | 24 Gusht 2024
R J

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bulçar të Gramshit. Si pasojë e përplasjes së mjetit, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Por gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme