Sulmi me tre të vrarë në Gjermani, arrestohet një tjetër person

22:18 | 24 Gusht 2024
A B

Një tjetër person është arrestuar nga policia gjermane në lidhje me masakrën e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Solingen, ku tre persona u goditën për vdekje me thikë dhe disa të tjerë u plagosën. Arrestimi erdhi pas një operacioni policor në një shtëpi për refugjatët në Solingen, raportojnë mediat.

Sipas “Bild”, godina ndodhet vetëm 300 metra nga vendi i sulmit. Ishte një qen policie që i ka çoi hetuesit në godinën e refugjatëve, ku u gjet thika që ka përdorur sulmuesi. Më herët, policia gjermane njoftoi arrestimin e një 15 vjeçari, pasi dyshohet se ai kishte pasur dijeni për sulmin.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë të shtunën për sulmin me thikë duke thënë se u krye nga një prej anëtarëve të tij në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo nëpër botë./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme