Bernard Berisha protagonist për Akhmat Groznyn në ndeshjen e çmendur me gjashtë gola

21:44 | 24 Gusht 2024
A B

Ahkmat Grozny luajti sot përballë Khimkit në ndeshjen që u mbyll 3-3 në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së kampionatit rus.

Bernard Berisha këtë ndeshje me shumë gola dhe rikthime në rezultat e nisi nga minuta e parë, duke qenë edhe kapiteni i Akhmat Groznyt. 

Sulmuesi anësor kur rezultati ishte 2-1 në të mirë të kundërshrarëve zhvilloi një aksion të bukur për të asistuar për sulmuesin Felippe i cili nga afër shënoi për 2-2. 

Në kohën shtesë u shënuan edhe dy gola për ta mbyllur takimin në 3-3. 

Berisha sipas SofaScore ishte prej më të mirëve në këtë ndeshje, duke u vlerësuar me notën 7.4. 

Ai kishte përveç asistimit edhe dy driblime dhe dy raste të krijuara. 

Ahkhmat Grozny ka katër pikë nga gjashtë ndeshje, duke marr katër brazime dhe dy humbje deri tani.  

Berisha ishte ftuar nga Franco Foda në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, ku zhvilloi 51 minuta dhe ishte prej më të mirëve. /Telegrafi 

Të ngjashme