Barcelona ka shënuar fitore ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dytë të La Ligas.
Asnjëra palë nuk krijoi shumë në fazat fillestare të ndeshjes.
Barcelona shënoi fillimisht për epërsinë prej 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, falë golit të parë të sezonit të Lamine Yamal.
Yamal gjuajti bukur nga distanca dhe pastaj u ndihmua edhe nga një devijim për të shënuar për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe Athletic Bilbao fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndali Alex Berenguer në zonë dhe vetëm pas rishikimit të VAR u vendos për penallti.
Oihan Sancet ishte e saktë dhe shënoi për 1-1 nga pika e bardhë.
Edhe pas gjashtë minutave shtesë nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.
Robert Lewandowski humbi dy raste të mira në minutat 57 dhe 64, për të gjetur më vonë golin.
Zhvillohej minuta e 75-të, kur Lewandowski nga një top i kthyer shënoi për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona mori maksimumin nga kjo ndeshje, ku tani me gjashtë pikë është në krye. /Telegrafi/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...