Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se qytetarët serbë të Kosovës kanë reaguar masivisht ndaj thirrjes për konvertimin e targave ilegale, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë në Facebook se deri tani janë bërë 6,509 aplikime për konvertimin e patentë-shoferëve nga ato ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.
“6509 aplikime për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. Vetëm në katër komunat në veri të shtetit tonë, u konvertuan 5732 patentë-shoferë, prej të cilave 2018 në Leposaviq, 1576 në Mitrovicën Veriore, 1177 në Zveçan dhe 961 në Zubin Potok”, ka shkruar Kurti.
Afati për regjistrim, i cili filloi më 9 maj dhe ishte i paraparë të përfundonte më 9 gusht, u shty për dy javë të tjera deri më 23 gusht, “për shkak të kërkesave të shumta dhe interesimit të lartë për konvertimin e patentë-shoferëve”, sipas Kurtit.
Kurti theksoi se periudha tre mujore për konvertimin e targave kaloi pa asnjë incident apo ankesë.
Ai shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve të komunitetit serb që e shfrytëzuan këtë mundësi për të bërë një hap përpara në integrimin e tyre dhe falënderoi zyrtarët e institucioneve për përkushtimin dhe asistencën e ofruar gjatë procesit të aplikimit.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...