Lumë golash në xhiron e dytë të Premier Ligës, “kontribuues” edhe Muriqi

18:50 | 24 Gusht 2024
A B

Xhiroja e dytë e sezonit të ri të Premier Ligës angleze, prodhoi gjithsejtë 18 gola nga 6 ndeshje.

Një pjesë e mirë e tyre erdhën duke “iu falënderuar” portierit kosovar të Ipswichit, Aro Muriq.

Kampionit në fuqi, Manchester Cityt, iu deshën vetëm 191 që të tundin tre herë rrjetën e Muriqit, raporton Klankosova.tv.

E para erdhi nga pika e bardhë përmes Haalandit, në minutën ’11. E dyta në të 14-tën, përmes De Bruyne pas një gabimi të Muriqit, dhe e treta nga Haaland në minutën e 15-të.

Në këtë minutë, rezultati po shënonte 3-1 për qytetarët. Dhe kur u mendua se me këtë rezultat edhe po përfundonte ndeshja, “bisha” u kujdes që të regjistronte edhe një hat-trick në emrin e tij, të dhjetin në fanellën e Cityt.

Ai shënoi një super-gol nga distanca në minutën ’88.

Ndeshja përfundoi 4-1 për kampionët në fuqi.

Ndërkaq, goleadë pati edhe në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Evertonit.

Ndonëse këta të fundit nuk “bënë bëri shenjë”, djemtë e Postecoglout ishin të interesuar që t’i shkaktonin një humbje të thellë skuadrës nga Liverpooli. Ata shënuan katër herë brenda 90 minutave.

West Hami arriti fitore kundër Palacet, me rezultat 2-0. Fulhami nga ana tjetër mposhti Leicesterin me rezultat 2-1, ndërsa Nottinghami i mori tre pikës si mysafir i Southamptonit me vetëm 1 gol të shënuar në këtë ndeshje.

Edhe ndeshja e parë e kësaj xhiroje, ajo mes Brighton e Man United përfundoi me fitoren e vendësve, me rezultat 2-1.

Të ngjashme