Google ADS

Ofensiva në Rusi/ Ukraina godet një depo municionesh në rajonin Voronezh

17:53 | 24 Gusht 2024
A B

Ukraina kreu një sulm në një depo municionesh në rajonin Voronezh të Rusisë pernëdimore, ku në një pjesë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

“Më 24 gusht, njerëzit e Shërbimit Informativ të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës goditën me sukses një depo municionesh të vendosura pranë Ostrogosk, në rajonin Voronezh të Rusisë,” vuri në dukje agjencia.

Më herët, guvernatori i Voronezh, Alexander Gusev, theksoi në Telegram se një pjesë e rajonit në kufi me Ukrainën u shpall në gjendje të jashtëzakonshme pas një sulmi me dron gjatë natës.

Sipas tij, forcat ruse kanë kapur pesë mjete ajrore pa pilot (dronë). Rënia e pjesëve shkaktoi zjarr, i cili rezultoi në shpërthimin e lëndëve shpërthyese./abcnews/

Të ngjashme