Google ADS

Ylli i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj shënon një supergol nga rreth 25 metra ndaj Werder Bremenit

16:36 | 24 Gusht 2024
A B

Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka shënuar një supergol në ndeshjen e sotme (e shtunë) që skuadra e tij, Augsburg po e luan ndaj Werder Bremeni në Bundesliga.

Dita e sotme ka nisur mirë për reprezentuesin më të ri të Përfaqësueses së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.

Mesfushori 26-vjeçar ka shënuar një supergol ndaj Werder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Bundesligës.

Rexhbeçaj arriti të barazojë rezultatin në 1-1 falë një goditje shumë të fortë nga rreth 25 metra.

Goli i yllit kosovar erdhi në minutën e 16-të të ndeshjes. /Telegrafi/

 

Të ngjashme