Ngjarja me tre viktima dhe disa të plagosur, reagon Scholz: I tronditur nga sulmi me thikë

14:18 | 24 Gusht 2024
K.B

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur për sulmin me thikë në Solingen dhe ka bërë thirrje që autori të dënohet “me ashpërsinë e plotë të ligjit”.

“Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më ka tronditur shumë. Një sulmues ka vrarë brutalisht një numër njerëzish”, postoi Scholz në X.

Ai shtoi se kishte folur në telefon me kryetarin e bashkisë Solingen, Tim Kurzbach.

“Ne vajtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve të tyre”, shtoi Scholz.

Tre persona u vranë dhe të paktën nëntë të tjerë u plagosën rëndë, pas një sulmi me thikë në festimet e 650-vjetorit të qytetit të Solingenit, në Gjermaninë perëndimore, sipas policisë.

”Sulmuesi është ende në arrati”, tha një zëdhënëse e policisë në Dyseldorfit, pak pas mesnate. Burime policore thanë se rasti cilësohej si sulm. Oficerët e armatosur janë aktualisht në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona të mëdha të qytetit.

”Një burrë filloi të godiste me thikë njerëzit pa dallim dje në mbrëmje vonë”, sipas një raporti./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme