Nga 25 gushti deri më 13 shtator 2024, njësitë e misionit të KFOR-it do të marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë “Reagimi i Shpejtë 2024”.
Sipas njoftimit nga KFOR-i ky është një tjetër ‘demonstrim i prekshëm’ i bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të stabilitetit rajonal.
“Personeli dhe asetet e KFOR-it do t’i bashkohen zonës së stërvitjes me transport tokësor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Tutje, paralajmërohet se si rrjedhojë mund të ketë kolona në trafik përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit kufitar./Arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...