Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar një iniciativë të re për t’i dhënë një dimension të ri hapësirave publike të kryeqytetit.
Në kuadër të këtij angazhimi, te parku afër Postës Kryesore në Dardani do të fillojë Kinemanë e Hapur “Film N’Park”, një projekt i dedikuar për fëmijët mbi moshën 10 vjeçare.
Kjo do të zgjasë nga 26 gushti deri me 1 shtator, ku do të shfaqen filma kosovarë dhe ndërkombëtarë.
“Hapësirat publike të kryeqytetit po i përdorim për art dhe kulturë. Te parku, afër Postës Kryesore në Dardani, po fillojmë me Kinemanë e Hapur “Film N’Park” për fëmijët mbi moshën 10 vjeç.Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Kryeqytet, ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës”, tha Rama./Arbresh.info
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?