Interesi i turistëve për të vizituar Shkodrën dhe atraksionet turistike të saj vijon të jetë i lartë. Zonat malore mbeten më të frekuentuara gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë të dhënat e Instat për akomodimet në Qershor 2024 tregojnë se vendi ka pasur një rritje të konsiderueshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese me respektivisht 40% dhe 27 % në raport me Qershor 2023.
Sipas këtyre shifrave, rajoni verior ka pasur një rritje impresionuese të netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese. Ritmi i rritjes për rajonin verior është 76 % në raport me Qershor 2023. I njëjti tregues është rreth 20 % për rajonin qendror dhe rreth 15 % për atë jugor.
Nga 185,000 net qëndrimi më shumë në rang vendi rreth 85,000 janë në rajonin verior. Rritja spektakolare e net qëndrimeve në rajonin verior ndikohet shumë nga vizitorët e huaj, rreth 90 % më te larta se vitin e shkuar.
Edhe në treguesit e tjerë si numri i vizitorëve të huaj, numri përgjithshëm i vizitorëve dhe netët e qëndrimit të vizitorëve vendas; rajoni verior ka një rritje vjetore dukshëm më të shpejtë se dy rajonet e tjera të vendit./rtsh
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...