Real Madridi nuk e ka ndërmend të shesë Vinicius Junior edhe pse ka interesim të fortë nga Saudi Pro League.
Mediat e shumta në të gjithë Evropën kanë pohuar se sauditët po konsideronin një ofertë të lartë për brazilianin, pasi duan ta bëjnë superyllin e ardhshëm në këtë vend.
Raportet mbi shumën që Vinicius mund të fitonte në një klub në Arabinë Saudite kanë ndryshuar, por shumica pajtohen se ai mund të fitonte më shumë se 1 miliard euro.
Megjithatë, për të arritur atje, ai do të duhet të vendosë të largohet nga Los Blancos dhe Real Madridi do të duhet të negociojë një marrëveshje largimi për 24-vjeçarin dhe klauzolën e tij të lirimit prej 1 miliard euro.
Real Madrid e ka hedhur poshtë interesimin e arabëve dhe situata pritet të mbetet e mbyllur të paktën deri në verën e ardhshme.
Sipas ekspertëve të transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, çdo ofertë që do të vijë do të refuzohet pa dyshim.
Moretto pretendoi se asnjë ‘ofertë konkrete’ nuk erdhi te Real Madrid për yllin e tyre dhe lojtari nuk do të ishte i interesuar, por fuqia financiare në Lindjen e Mesme do të thotë se e ardhmja mund të jetë e ndryshe pavarësisht se arabët kanë ulur shpenzimet në 12 muajt e fundit. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...