Kurti për aktivistin e LVV: Ishte dhe do të mbetet një nga aktivistët më të përkushtuar

23:34 | 23 Gusht 2024
KRG

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Kaçanik, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të tyre, Isa Krasniqi.

I pari i LVV-së, njëkohësisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social Facebook shkroi se ai ishte një nga aktivistët më të përkushtuar të Vetëvendosjes, shkruan Arbresh.info.

“Isa, ishte dhe do të mbetet një nga aktivistët më të përkushtuar të VETËVENDOSJE!-s gjatë gjithë etapave të saj. Besnik e punëtor që nga fillet e Lëvizjes, me mirësjelljen dhe modestinë, guximin dhe dashurinë për popullin dhe vendin e tij, ai afronte e bashkonte, organizonte e mobilizonte njerëzit kudo. Do të na mungojë shumë, gjersa përditë do ta ndeshim kontributin e tij që na e la pas. Isë, prehu në paqe” – ka shkruar Kurti. /Arbresh.info

Të ngjashme