Kryeministri i Indisë, Narendra Modi i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky që të ulet për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Modi u vetëofrua të vepronte si një mik për të ndihmuar në arritjen e paqes, ndërsa të dy udhëheqësit u takuan në Kiev.
Modi vizita e të cilit në Moskë muajin e kaluar u kritikua nga Kievi tha se kishte ardhur në Ukrainë me një mesazh paqeje dhe bëri thirrje për dialog midis Rusisë dhe Ukrainës në rastin më të parë.
“Asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës. Rruga drejt zgjidhjes mund të gjendet vetëm përmes dialogut dhe diplomacisë. Dhe ne duhet të lëvizim në atë drejtim pa humbur kohë. Të dyja palët duhet të ulen së bashku për të gjetur mënyra për t’i dhënë fund kësaj krize. Dua t’ju siguroj se India është e gatshme të luajë një rol aktiv në çdo përpjekje drejt paqes. Nëse mund të luajë personalisht ndonjë rol në këtë pikë, do ta bëj. Unë dua t’ju siguroj si një mik”, tha Modi.
Vizita e parë nga një kryeministër indian në historinë moderne të Ukrainës vjen në një moment të paqëndrueshëm të luftës së nisur nga Rusia në shkurt 2022, me Moskën që po bën fitime të ngadalta në Ukrainën lindore, ndërsa Kievi ka filluar një inkursion ndërkufitar. Modi foli i dyti dhe Zelensky nuk pati mundësinë t’i përgjigjej thirrjes për dialog. Por, udhëheqësi ukrainas tha në fjalët e tij se “çështja e përfundimit të luftës dhe një paqe e drejtë janë prioritet për Ukrainën”.
Ukraina ka thënë vazhdimisht se dëshiron që lufta të përfundojë, por me kushtet e Kievit, jo të Rusisë. Ukraina ka bërë presion për të mbajtur një samit të dytë ndërkombëtar brenda këtij viti për të avancuar vizionin e saj për paqen dhe për të përfshirë përfaqësues nga Rusia./A2CNN/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...