Chelsea ka pranuar një ofertë nga Napoli për sulmuesin Romelu Lukaku, pas muajsh negociatash mes dy palëve, duke bërë që tashmë sulmuesi belg të kthehet sërish në Itali,
Sipas ekspertëve të transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, Napoli thuhet se ka rënë dakord t’i paguajë Chelseat një tarifë prej 30 milionë euro plus deri në 15 milionë euro bonuse për ish-sulmuesin e Romës dhe Interit.
🚨🔵 Romelu Lukaku to Napoli, here we go! Verbal agreement in place between clubs.
Chelsea accept €30m fixed fee plus add-ons up to €15m for €45m potential package.
Permanent transfer brokered by Ali Barat for Epic Sports.
Lukaku will sign 3 year deal at Napoli until 2027. pic.twitter.com/Hc0pm21qZl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2024
Gianluca Di Marzio dhe Sky Sport Italia raportojnë se marrëveshja është për 30 milionë euro plus një klauzolë shitjeje prej 30% pa bonuse shtesë.
Marrëveshja erdhi pasi drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna u takua me drejtorët e Chelseat të premten, për herë të dytë këtë javë. Për herë të parë, të premten, Napoli tregoi gatishmëri për të rritur ofertën e tyre përtej kufirit prej 30 milionë eurosh.
Lukaku kishte rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Antonio Contes disa javë më parë. Ai tani do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin e Napolit, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2027.
Napoli do të jetë klubi i tretë i Serie A që Lukaku ka përfaqësuar në karrierën e tij deri më tani, pas luajti me Interin dhe Romën sezonin e kaluar, ku ai shënoi 21 gola nga 47 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...