Vazhdojnë kolonat e gjata në kufijtë e Kosovës, deri në një orë e gjysmë pritje

22:16 | 23 Gusht 2024
KRG

Kufijtë e Kosovës vazhdojnë të jenë të ngarkuar nga veturat.

Për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Jarinjë, udhëtarët janë duke pritur deri në një orë e gjysmë, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa tek Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në një orë, kurse në Muçibabë dhe Merdar, pritjet janë më të vogla deri në 20 minuta, kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta. /Arbresh.info

Të ngjashme