Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi të premten se, rritja e kapaciteteve me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak, fuqizimi i programeve në mbështetje të mbrojtjes civile dhe mjekësisë ushtarake, si dhe këshillimi nga SHBA-të në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, ishin temat kryesore të takimeve të kësaj jave me ambasadorët e Holandës dhe Rumanisë, atashetë ushtarakë dhe 5 këshilltarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë integruar me kohë të plotë pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas njoftimit për shtyp, në takimin e posaçëm me këshilltarët ushtarakë amerikanë është bashkërenduar për planin e veprimit për tremujorin e fundit të 2024 me fokus mirë administrimin e burimeve njerëzore dhe një sistem karriere motivues për ushtarakët.
Ky plan veprimi përfshin: planifikimin buxhetor afatmesëm në përputhje me objektivat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe planet e modernizimit; qartësinë dhe Linjëzimin e Politikave të Mbrojtjes me përparësitë e Aleancës; fuqizimin e Industrisë ushtarake; rritjen e kapaciteteve në mbrojtjen kibernetike.
“Në takim me ambasadorin holandez për çështjet kibernetike Ernest Norman, përveç bashkëpunimit dypalësh, në fokus të diskutimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile.”, thuhet në njoftim.
Një tjetër takim i ministrit Vengu ishte edhe ai me ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Oktavian Serban, të cilit i shprehu mirënjohjen për ndihmën që Rumania ofroi gjatë emergjencave të zjarreve në Shqipëri, me dërgimin e dy avionëve ushtarakë, C-27J Spartan dhe C-130 Hercules./rtsh/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...