Shteti i Lindjes së Mesme Katari ka ndaluar filmin e nominuar për Oscar “Danish Girl” duke e quajtur film të prishur moralisht.
Ndalimi i filmit vjen pasi qeveria mori disa ankesa nga qytetarët e vendit se përmbajtja e filmit ishte e pamoralshme.
Ata kërkuan që filmi i shpërblyer të ndalohet pasi është kundër vlerave islamike.
Gjatë fundjavës në Twitter shumë përdorues mbështetën fushatën “Thuaj jo shfaqjes së filmit Danish Girl”.
“Ne duam t’ju informojmë se kemi kontaktuar me administratën e shqetësuar dhe shfaqja e filmit tash është e ndaluar në kinema.-transmeton arbresh.info. Ju falënderojmë për komentet tuaja.”-thuhet në deklaratën e ministrisë së kulturës në Katar.
Aktori Eddie Redmayne i cili është shpërblyer me Oscar luan rolin e piktores daneze Lili Elbe e cila është një ndër të parat që i nënshtrohet operacionit për ndërrimin e gjinisë në vitet 1920.
Filmi është nominuar për shumë çmime prestigjioze./arbresh.info
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...