Ekspertët e shëndetetit vazhdimisht këshillojnë kufizimin e marrjes së sheqernave të përpunuara.
Këto sheqerna janë të ndryshëm nga ato që gjenden tek frutat dhe drithërat, sepse iu mungonjë vlerat ushqyese.
Shumica e njerëzve pa e kuptuar, konsumojnë shumë më shumë sheqer të përpunuar, përfshirë këtu edhe burrat.
AgroWeb.org ju njofton me sasië ditore të rekomanduar nga ekspertët e shëndetit, por edhe me ushqimet në të cilat fshihet sheqeri i përpunuar.
Një mashkull mes moshës 19 dhe 30 vjeç merr rreth 15 % të kalorive nga sheqernat e shtuara. Ndërsa burrat nga mosha 31 deri 50 vjeç marrin 13 %.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, amerikanët konsumojnë më shumë se 3,500 kalori në ditë.
Ku një vlerë prej më shumë se 500 kalorish, merret vetëm nëpërmjet sheqerit të shtuar nga burrat 30 vjeç e lart.
Dhe për burrat midis moshës 31 dhe 50 vjeç, kjo është rreth 455 kalori nga ushqimet dhe pijet me sheqer.
Teksa burrat plaken, marrja e sheqerit ulet, por vlera është ende mbi atë që rekomandohet.
Burrat mbi 50 vjeç marrin 12 % të kalorive të tyre totale, nga sheqernat e shtuara.
Sipas rezultateve të një studimi në të cilin AgroWeb.org u bazua, një regjim ushqimor që përmban shumë sheqer, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Kjo mund të ndodhë gjithashtu edhe nëse nuk jeni mbipeshë.
Kur konsumoni shumë sheqerna, me kalimin e kohës krijoni një sërë ndikimesh negative në organizëm.
Prandaj, ulja e marrjes së sheqerit është e rëndësishme kur bëhet fjalë për kontrollin e peshës dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës.
Ushqimet e shpejta, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat janë burimet kryesore, që pothuajse çdo njeri konsumon çdo ditë.
Duke e ditur këtë, këto janë produktet, që duhet të filloni të reduktoni për të ruajtur vlerën ditore të marrjes së sheqerit deri në 10%.
Në vend që të bëni ndryshime të befasishme, një qasje më e suksesshme është që t’i zëvendësoni këto produkte me ato më të shëndetshme.
Mos u habisni nëse shihni sheqer të fshehur edhe në produktet e promovuara si ushqime të shëndetshme.
Të tilla mund të jenë produktet proteinike, që i konsumoni para se të shkoni në palestër. Duke vazhduar me kosin e frutave, çokollatat me fruta dhe granola e deri tek disa salca për sallatë.
Prandaj këshillohet gjithmonë të kontrolloni me kujdes etiketat edhe nëse artikulli konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm.
Gjithashtu ju mund të zgjidhni produkte që përmbajnë sasi të pakta sheqeri ose ato që nuk përmbajnë sheqer.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...