Dogana e Kosovës ka parandaluar sot një tentim kontrabande me mallra.
Në njoftimin për media thuhet se një shtetas kosovar kishte të ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore me vlerë rreth 2000 euro.
Dogana njofton se mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë.
“Në brezin kufitar që lidh fsh.Breznice-SRB me fsh. Karaqeve e poshtme -RKS nga njësitet e lartcekura është identifikuar automjeti transportues me targa vendore i cili vinte ilegalisht nga Serbia. Pas përcjelljes nga njësitet e lartcekur është arritur të ndalet, gjatë kontrollit të automjeti i cili drejtohej nga shtetas kosovar, është vërejtur se kishte të ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore me vlerë rreth 2000 euro”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës./Arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”