Rap-artistja shqiptare, Tayna, prej më shumë se një muaji ka nisur karrierën e vetme.
Ajo u largua nga menaxhmenti i saj prej shumë vitesh, ndonëse bëri rikthimin me një këngë, që u prit tejet mirë nga publiku.
Këngëtarja nga Prizreni duket se po vazhdon me prurje të tjera dhe një të tillë e ka paralajmëruar së fundmi.
View this post on Instagram
E njëjta bën me dije se kënga e saj e radhës quhet “Folem pak” dhe se do të lansohet më 24 gusht.
“24.08, 18:00 ‘Folem pak’. Kjo këngë të jep ndjesinë; një ditë e fundit vere në plazh, dielli po perëndon, është duke fryrë një fllad i lehtë veror, kjo muzikë në sfond, je duke shkruar me personin që e ke takuar këtë këhë edhe jeta është e bukur”, ka qenë përshkrimi i postimit të ndarë.
Projekti i fundit i Taynës “Si ai” ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.
Bukuroshja pati probleme me ish-menaxherin e saj, duke hedhur kunja përmes rrjeteve sociale, derisa bënë paqe dhe arritën marrëveshje me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...