Lukashenko: Nëse Ukraina nuk ulet në tryezën e bisedimeve, do të shkatërrohet si shtet

23:41 | 22 Gusht 2024
A B

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko deklaroi se nëse Ukraina nuk ulet në tryezën e bisedimeve, do të shkatërrohet nga përshkallëzimi i luftës.

“Rusia do të çlirojë rajonin e Kurskut nga ushtria ukrainase që pushtoi territorin e saj me çdo kusht, dhe përshkallëzimi i konfliktit mund të çojë në shkatërrimin e Ukrainës si shtet”, tha Lukashenko në një intervistë për mediat ruse.

“Nëse gjërat vazhdojnë kështu, si me sulmin në Kursk, do të ketë një përshkallëzim që do të përfundojë në shkatërrimin e Ukrainës. Askush nuk e ka mposhtur ende këtë perandori. Askush nuk do ta mundë Rusinë.

Çfarë lloj NATO mund të merret me të. Amerikanët kanë një politikë të vetme: të vendosin Evropën kundër Rusisë për të luftuar njëri-tjetrin dhe pastaj do të merren me Kinën në Lindje.”, shtoi ai./abcnews/

Të ngjashme