Një diamant me përmasa mbresëlënëse, i dyti më i madh në botë me 2,492 karat, është gjetur në një minierë në Botsvana, njoftoi të enjten një kompani kanadeze minerare Lucara Diamond.
Guri i çmuar, i cili u zbulua në minierën Karoëe, prodhuesi më i madh i diamanteve në Afrikë, është një nga diamantet më të mëdha të papërpunuara të zbuluara ndonjëherë, nënvizoi kompania në një deklaratë.
Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore. Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh në të njëjtën minierë në vitin 2019.
“Ne jemi të emocionuar që kemi zbuluar këtë diamant spektakolar,” tha William Lamb, shefi i kompanisë.
Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global./abcnews/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...