Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata për subvencionimin e strehimores për ofrimin e shërbimeve rezidenciale për strehimin dhe mbrojtjen sociale për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar dhe neglizhuar.
Ajo tha se Ministra e Drejtësisë ndau 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë për këtë qëllim, shkruan Arbresh.info.
“Është përkushtim i yni që kategoria e këtyre fëmijëve të marrin shërbimet e duhura dhe të nevojshme.”, theksoi ministrja Haxhiu.
Postimi i plotë:
Shumë e lumtur që sot u nënshkrua kontrata për subvencionimin e strehimores për ofrimin e shërbimeve rezidenciale për strehimin dhe mbrojtjen sociale për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar dhe neglizhuar.
Ministra e Drejtësisë ndau 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë për këtë qëllim.
Është përkushtim i yni që kategoria e këtyre fëmijëve të marrin shërbimet e duhura dhe të nevojshme./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...