Ish-atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Iowa, gjeneral Xhavit Gashi, ka dhënë opinionin e tij rreth vizitës së sotme të drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë.
Ai këtë vizitë e sheh si një shenjë të përkushtimit të vazhdueshëm dhe të thellë të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.
Gjeneral Gashi e vlerëson lartë rëndësinë e kësaj vizite, duke theksuar se ajo reflekton interesin e madh amerikan për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.
“Vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns tregon përkushtimin e madh amerikan për shtetin dhe popullin e Kosovës, pra që llogaritet si një vend i vogël por një partner strategjik, i cili është i rëndësishëm edhe për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Gashi në rtk.
Duke vlerësuar natyrën e vizitave të tilla, Gashi vuri në dukje se ndonjëherë këto vizita janë të ngarkuara me mesazhe implicite dhe eksplicite, por që në disa raste ato bëhen më domethënëse duke mos u shprehur publikisht.
“Nuk e di a kanë qenë të palajmëruara më herët këto vizita. Mund të bëhen vizita me një vendim të shpejt. Ne i kemi parë shqetësimet e fundit të qeverisë amerikane të përcjella përmes ambasadorit amerikan në Kosovë për moskoordinimin e duhur apo të mjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës, sidomos për situatën në veri. Ne e dimë se kryeministri Kurti ndodhet në SHBA. Mund të jetë edhe një përçuarje e një mesazhi, por megjithatë përveç presidentes, Burns e ka vizituar edhe AKI-në dhe Policinë e Kosovës, dy institucione të cilat domosdoshmërisht i raportojnë kryeministrit”, tha tutje Gashi.
Ai tha se pret që presidentja Osmani përpos obligimit të koordinimit me kryeministrin e vendit, pas kësaj vizite do ta ketë një koordinim apo njoftim lidhur me bisedat kryesore rreth kësaj vizite të drejtorit të CIA-s edhe me faktorët tjerë politikë në vend.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...