Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se veteranët e UÇK-së duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë në vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Ai, në “Five” tha se është i sigurt se ata mund të kidnapohen në këto vende dhe të dërgohen në Serbi, derisa shtoi se pastaj mund të manipulohet me informacione e të thuhet se janë zënë në shtetin serb.
Ai theksoi se përjashtim bën shteti i Shqipërisë, ku sipas tij janë të sigurtë.
“Të mos udhëtojnë. Kurti i ka përkrah ndryshimet qeverisëse atje, e ka poshtëruar UÇK-në, Ali Ahmetin. Më ra në sy dakordimi për t’u patrulluar bashkë policia e Serbisë dhe e Maqedonisë, patrullim i përbashkët. Mos udhëtoni në Serbi, mos udhëtoni në vendet e rajonit ku ka ndikim Serbia. Bëni kujdes se mund të jenë pjesë e listës së Interpolit”, tha ai.
“Në disa vende mund edhe t’i kindapojnë, nuk është vetëm procesi gjyqësor, mund me të marrë në një vend tjetër e me të dërgu në Serbi e të thonë e gjetëm në Serbi. Nuk janë të sigurtë në vendet e rajonit pos Shqipërisë, sigurt mund të ndodhë. Në vendet e rajonit pos Shqipërisë, mund t’i kidnapojnë, janë dy polici, janë policia serbe në Maqedoni edhe në Mal të Zi”, vijoi Haradinaj.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër