Vitia: Screeningu Neonatal – së shpejti shërbim i ri në shëndetësinë publike

19:29 | 22 Gusht 2024
E.G

Screeningu Neonatal – së shpejti shërbim i ri në shëndetësinë publike.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me anë të një njoftimi në Facebook duke thënë se ky shërbim zbulon në kohë çrregullime të ndryshme e sëmundje të fshehta në mbrojtje të shëndetit mendor e fizik të fëmijëve, shkruan Arbresh.info.

Tutje, ai ka treguar se çfarë testimesh përfshin ky program.

“Programi përfshin testime për:

Phenylketonuria (PKU) – një gjendje që mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e trurit nëse nuk trajtohet.

Fibrozën Cistike – një sëmundje që prek mushkëritë dhe sistemin e tretjes.
Hipotireozën Kongjenitale – një problem me gjëndrën tiroide që mund të ndikojë në zhvillimin e foshnjave.
Galaktoseminë (GALT) – një çrregullim metabolik që pengon trupin të përpunojë galaktozën që është e rrezikshme nëse nuk diagnostikohet e trajtohet në kohë.
SMA (Atrofia Spinale Muskulare) – një sëmundje që prek muskujt dhe mund të çojë në dobësi të rëndë dhe probleme me lëvizjen nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet herët.

Vitia theksoi se së shpejti, hapi i radhës do të jetë kryerja e testimeve gjenetike për të zbuluar sëmundjet e trashëguara.

“Vazhdojmë me shërbime të reja për shëndetësinë publike.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme