Google ADS

Sulmi nga dronët ukrainas shkakton zjarr masiv në një bazë ushtarake

17:53 | 22 Gusht 2024
A B

Një sulm ukrainas me dron gjatë natës shkaktoi një zjarr masiv në një bazë ushtarake në Rusinë jugore, deklaroi një zyrtar rajonal.

Andrey Bocharov, guvernatori i rajonit të Volgogradit, tha se mbrojtja ajrore zmbrapsi shumicën e avionëve pa pilot, por një dron i rrëzuar shkaktoi zjarr.

Guvernatori tha se ambientet e një lokacioni ushtarak u goditën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Blogerët rusë të luftës thanë se objektivi ishte baza ajrore Marinovka, e vendosur rreth 45 kilometra nga kryeqyteti rajonal Volgograd.

Trafiku ajror u kufizua përkohësisht në aeroportin civil të Volgogradit për shkak të rrezikut të paraqitur nga dronët. /rtsh/

Të ngjashme