Google ADS

Rodney Dixon emërohet kryeavokat i ri i Kadri Veselit

17:46 | 22 Gusht 2024
E.G

Gjykata Speciale ka njoftuar se administrata e ka Rodney Dixonin si kryembrojtës të ri të ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas Speciales, ky emërim u bë në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

“Sipas vendimit të Trupit Gjykues në Thaҫi et al. Rasti për të cilin informuam dje (21 gusht), Sekretari i KSK-së i ndërpreu shërbimet e Ben Emmerson dhe emëroi Rodney Dixon si këshilltar të ri kryesor për Kadri Veselin.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Speciale sot ka njoftaur se e ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emerson, për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvednit, Kadri Veseli.

Në vendim thuhet se Veseli dhe Emmerson kanë konfirmuar se janë pajtuar për ndërprerje të marrëdhënies avokat-klient bazuar në “një prishje të parevokueshme në marrëdhënien avokat-klient”./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

“Prishje e parevokueshme” – kjo është arsyeja pse Veseli e largoi Emmersonin

Të ngjashme